Politike

Krimet e komunizmit “nxehin” debatet në Kuvend, Braho kërkon largimin e Tufës. Kreu i Ballit: Je budalla

23 Maj 2019, 08:14 Nga DOSJA
Krimet e komunizmit “nxehin” debatet në Kuvend, Braho

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 77 vota pro, 22 kundër dhe 9 abstenim projektligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve.

Sipas projektligjit, tre kategoritë e profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë do të marrin një trajtim suplementar shtesë.

Nga projektligji do të përfitojnë rreth 13300 minatorë; 7600 naftëtarë dhe 2500 metalurgë. 

Teksa brenda diskutohej lidhur me projektligjit, jashtë godinës së Kuvendit, minatorët kanë zhvilluar një protestë ku bëjnë thirrje kundër Parlamentit dhe Qeverisë, pasi kundërshtojnë projektligjin duke kërkuar dhënien e statusit të premtuar.

Brenda Kuvendit, pas ministres së Finacave, ishin deputetët socialistë që bënë thirrje që të votohej ai ligj, pasi sipas tyre është në favor të minatorëve. Ndërsa opozitarët kanë thënë se ky ligj “po i bën naftën naftëtarëve”. 

Përveç debateve për projektligjin për minatorët dhe naftëtarët, ka qenë raporti vjetor i Institutit për Krimet e Komunizmit që ka sjellë retorika të ashpra mes deputetëve për krimet e komunizmit.

Agron Tufa ka lexuar raportin e institutit që ai drejton, duke sjellë reagimin e ashpër të Spartak Brahos.

Braho ka hedhur akuza ndaj tij dhe ndaj ballistëve, që “nxehu” deputetin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhit. Ky i fundit me tone të larta ka “shpërthyer” kundër deputetit socialistë duke e quajtur budalla dhe si një njeri që nuk e njeh historinë. 

Por pas kësaj çështje deputetët Balla dhe Hajdari kanë folur për vizitën e tyre në Holandë e Gjermani, ku kanë bërë thirrje për bashkim që të hapen negociatat.

Balla ndërkohë foli dhe për çështjen e krimeve të komunizmit, ku tha se Lufta Nacionalçlirimtare ka qenë një epokë e artë, por shtoi se komunizmi ka bërë shumë krime gjatë diktaturës. 

Ndërkohë salla e Kuvendit është shtuar sot me dy deputetë të rinj, pasi betimit të deputëve, Ervis Meço dhe Artemisa Malo. Ervis Meço nga Partia Demokratike është betuar sot në Kuvend, duke shtuar radhët e deputetëve të të ashtuquajturës “opozita e re”.

Ndërkohë që po so,  është betuar dhe deputetja më e re Partisë Socialiste, Artemis Dralo Malo, që qarkun e Gjirokastrës, e cila zëvendëson Flamur Golemin, që la mandatin pasi u kandidua për kryebashkiak.

Tashmë numri i deputetëve në Kuvend shkon në 122, prej të cilëve vetëm 74 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa krimet e komunizmit seanca plenare 23 maj 2019 spartak braho agron tufa krimet e komunizmit seanca plenare 23 maj 2019 spartak braho

Sondazh

Poll