Politike

U tërhoq nga gara, KQZ çon në Prokurori kandidatin e Bindjes për bashkinë Kavajë

23 Maj 2019, 08:04 Nga DOSJA
U tërhoq nga gara, KQZ çon në Prokurori kandidatin e Bindjes

Tiranë– Një ditë më parë kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë Kavajë u tërhoq nga gara. Sinella dërgoi në KQZ kërkesën e dorëheqjes dhe u shpreh se zgjedhjet pa opozitën janë fasadë. (lexo këtu)  Pas kësaj tërheqje, ditën e sotme KQZ ka çuar në Prokurori Bledar Sinellën.

“Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokementeve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.​”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Deri më tani në garën për kryetar Bashkie janë tëhequr tri kandidatë të “Bindjes Demokratike.

Pak ditë më parë u tërhoq nga gara  kandidati i Bindjes Demokratike në Skrapar, Dejvis Hebibasi.  (lexo këtu)  Po kështu dje u tërhoq nga gara Salvador Kaçaj, kandidat për bashkinë Lezhë. (lexo këtu) 

Astrit Patozi, në një postim në Facebook, i cilësoi këto ngjarje tëpashembullta, duke akuzuar të larguarit se janë kapur për fyti nga të dëshpëruarit e sistemit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz çon në prokurori sinellën tërhiqet nga gara siniella kqz çon në prokurori sinellën tërhiqet nga gara siniella

Sondazh

Poll