Politike

“President i zgjedhur nga populli dhe lista të hapura”, Basha shpalos platformën: Populli mbi çdo politikan

22 Maj 2019, 20:53 Nga DOSJA
“President i zgjedhur nga populli dhe lista të hapura”, Basha

DURRËS– Kryetari i Opozitës Lulzim Basha gjatë takimit që mbajti pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ka shpalosur disa nga propozimet e tij për ndryhsimin e sistemit. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se sipas platformës së tij, Presidenti do të zgjidhet nga vetë populli.

Më tej ai theksoi se do të ketë sistem maxhoritar me lista të hapura dhe se do të jetë populli sovrani, i cili do të ketë levën në dorë për çdo politikan që humbet arsyen.

“Nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli

Kjo betejë nuk do të mbarojë thjeshtë me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është hapi I parë I panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës.

Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.

Deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur ëdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithëka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.

Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli,”– u shpreh Basha ndër të tjera.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres lulzim basha platforma e pd propozimet e bashes basha ne durres lulzim basha platforma e pd propozimet e bashes

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2019, 18:04

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

DURRËS– Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i k...