Politike

I vetëm kundër të gjithëve! Mediat serbe analizojnë Albin Kurtin: Mendon se është “i zgjedhuri” për Shqipërinë e m

31 Maj 2021, 07:09 Nga DOSJA
I vetëm kundër të gjithëve! Mediat serbe analizojnë

BEOGRAD– Media serbe ka publikuar një artikull të dedikuar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke analizuar figurën dhe veprimtarinë e tij në krye të qeverisë. Sipas Blic, Kurti është i përçmuar në komunitetet ndërkombëtare dhe nuk ka marrëdhënie të mira me homologun shqiptar Edi Rama pasi ndërhyri në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu, në artikull analizohet edhe lufta e tij e brendshme me komunitetin serb dhe ëndrrën e tij për rikthimin e të ashtuquajturës “Shqipëri e madhe”.

ARTIKULLI I PLOTW:

I urryer, pa simpatitë e administratës amerikane, ai nuk ka mbështetjen e veçantë të Perëndimit dhe reflekton marrëdhënie të këqija me zyrtarë të lartë shqiptarë, ndërsa në Kosovë është në luftë me opozitën, serbët dhe kishën serbe. Ky është pozicioni aktual i Kryeministrit në Prishtinë, Albin Kurti , një “revolucionar” i Kosovës që është në luftë me të gjithë, por nuk u bë politikan pasi vinte nga radhët e UÇK-së. Baza e të gjitha veprimtarive, qëllimit ose ëndrrës së Kurtit, për të cilën ai nuk do të zgjedhë mjetet, është që ai të shkruhet në histori si “rikthyesi i Shqipërisë së Madhe”. S’është sekret që ai beson se është i zgjedhuri dhe se beson se vetëm ai mund t’ja dalë.

Përplasja me Ramën dhe marrëdhënia me Serbinë

“Rinovuesi i Shqipërisë së Madhe” ka një mbështetje të fortë në rininë e Kosovës dhe elektoratin e moshës së mesme, por ka marrëdhënie jashtëzakonisht të këqija me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Marrëdhënia e tyre u përkeqësua më tej kur Kurti mori pjesë me “Vetëvendosje” në zgjedhjet në Shqipëri. Ai nuk i mori votat e shqiptarëve sepse nuk duan që kosovarët t’i qeverisin. Kështu që Kurti hapi një konflikt me Ramën, që më tani është shmangur nga të gjithë zyrtarët e lartë të Prishtinës. Ajo që është e sigurt është se Kurti nuk mund të presë ndihmën e Ramës as brenda Kosovës dhe as para bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri aktual në Prishtinë ka dy teza themelore politike dhe kjo është praktikisht baza e paraqitjeve të tij publike – Kosova është civile, e ndershme dhe e suksesshme, dhe nga ana tjetër, Serbia është gjenocid. Ai e cilësoi Kishën Serbe si pengesën kryesore për “zhvillimin e mëtejshëm” të Kosovës, por edhe për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”.

Ai nuk është i preferuari i Amerikës

Kurti nuk ka marrëdhënie të mira me miqtë tradicionalisht më të mëdhenj të Kosovës së pavarur – administratën amerikane. S’është sekret në Prishtinë që gjatë sundimit të Donald Trump nga Uashingtoni, Ambasadës së SHBA në Prishtinë iu kërkua të hiqte Kurtin. Kështu ai u largua nga pushtetit vetëm pas dy muajshnë detyrë. Sidoqoftë, presidentja aktuale, Vlosa Osmani , ka një marrëdhënie të mirë me ta. Ajo e filloi mandatin e saj, si Kurti, me deklarata jashtëzakonisht ekstreme dhe më pas iu sugjerua, si një studente e mirë amerikane, të ulte tonin e saj, të paktën një oktavë.

Po ashtu edhe në BE, Kurti nuk ka shumë miq. Të vetmit nga të cilët mund të presin ndihmë janë të Gjelbrit në Gjermani. Por a është kjo e mjaftueshme që Kurti të mbijetojë politikisht?

Marrëdhënia me serbët në Kosovë

Agresioni i Kryeministrit drejtuar Kishës Serbe, serbëve të mbetur, por edhe autoriteteve në Beograd, çon në një situatë skizofrenike. Qeveria e Kurti deri më tani nuk ka respektuar asnjë rregullore në lidhje me komunitetin serb dhe Kishën.Me sulme dhe fyerje të vazhdueshme, Kurti prishi të gjitha marrëdhëniet me serbët, të cilat janë bërë brenda institucioneve të Kosovës deri më tani. Fakti është se deri më tani asnjë politikan në Prishtinë, as Hashim Thaçi e as Ramush Haradinaj, nuk kanë krijuar një tension të tillë në marrëdhëniet me serbët.

Marrë dhe përkthyer nga Blic.rs

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 20:30

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari në Dukagjin, i cili pretendon se të gjitha kullotat mbillen me hashash, por ...

Politike 30 Maj 2021, 17:54

GJIROKASTËR– Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre. Ai ësh...