Takimi në Gjirokastër, Nishani: Faqen dhe fytyrën time s’ja jap tim biri, jo më Bashës! Kulluri: Kemi pasur përballë ko
GJIROKASTËR– Bujar Nishani e ka konsideruar 13 qershorin një datë për të kthyer normalitetin në Partinë Demokratike dhe jo një përplasje inati. I pranishëm në Gjirokastër, në një takim të grupit për PD-në, Nishani tha se ai është ndjerë i lënduar sepse Basha më shumë se kushdo e dinte që ai iku nga detyra e Presidentit përtu angazhuar në PD. Nishani shtoi më tej se ia ka bërë të qartë Bashës se nuk është për karrige e se fytyrën e faqen e tij nuk ia jep të birit e jo më kryedemokratit.
“Jam lënduar, jam ndjerë i lënduar nga Basha. Ai më shumë se askush, i di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e Presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë, s’kam nevojë për karrige. Unë karrigen e kisha më të madhe. Faqen dhe fytyrën time s’ja jap askujt as tim biri jo Bashës. Kam pasur një bindje se mund t’i shërbeja PD-së si një avokati publike. Pas marrëveshjes së 5-qershorit kur ra dakord për ndryshimet në kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e PD-së: Duhet të keni parasysh diçka që deri kur Rama të jetë në kryeministri do të bëjë procese mashtrimi, s’do kurohet ndonjëherë,”- tha Nishani.
Më as fjalën e mori Edvin Kulluri, i cili komentoi dhe faktin që Basha nuk ka pranuar të dalë në debat publik me kandidaten tjetër, Edith Harxhin.
“Shqipëria, demokratët kanë qëndruar në këmbë përballë komunistëve. Kemi pasur luftra të egra përpara, Ramiz Alinë, Edi Ramën. Paskemi frikë nga një debat sot….po ç’ëshë kjo?”- tha Kulluri më tej.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Edith Harxhi: Basha po mban peng listën e anëtarësisë, do përfundojmë si LDK-ja e Kosovës
GJIROKASTËR– Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka denoncuar publikisht se kryedemokrati Lulzim Basha po mban peng listën e anëtar...
Zgjedhjet në PD, “Grupi për PD” shkon në Gjirokastër, Nishani: S’mund të jemi pjesë e këtij moçali, Basha më ka l
TIRANË– Anëtarët e “Grupit për PD-në”, Bujar Nishani, Edith Harxhi e cila kandidon dhe për postin e kryetarit të kësaj partie dhe Edvin Kulluri kanë ...
Braçe publikon faturën me ‘çmimet e kripura’: Këtu nuk janë 200 mijë lekë shije, dateri është e ndaluar me ligj…m
TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka denoncuar tregtimin e daterit dhe servirjen e tij në ristorante peshku, në një kohë që është e ndaluar ...
Basha me demokratët e Kukësit dhe Hasit: Më 25 prill, shteti u bë njësh me krimin! Rama po tenton të përçajë PD-në, ka
KUKËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Kukës dhe Has ku kërkoi mbështetjen e demokratëve të kësaj zone. Basha e konsideroi 25 prillin e vitit 2021 ...
Ilir Meta u bashkua me Luana Vjollcën, Artan Hoxha s’e kursen ironinë për ‘shqiponjat’ e politikanëve, poston vizatimi
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha s’e ka kursyer ironinë pasi vizatimi i kryeministrit Edi Rama ku shihej shqiponja dykrenare, u bë viral në ...
Zvarritja e punimeve për bypass Vlorë, Ina Zhupa nxjerr videon: Belinda Balluku gënjeu 3 here për afatin e përfundimit
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, shkruan se punimet e Bypassit në Vlorë d...
‘Supergrabitje dhe pengmarrje në Librazhd’/ Berisha bën publike DENONCIMIN: Banda e Rinasit, me Suel Çelën dhe N
TIRANË– Një denoncim është bërë publike ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shkruan se i ka mbërritur një lajm se në Librazhd, një ba...
U pa përkrah Agron Shehajt në Durrës, sqaron Xhaferaj: Detyra më çon të jem në krah të çdo kandidati të PD-së
DURRËS– Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, me anë të një postimi sqarues në ‘Facebook’, bën të ditur se do jetë në krah të ...