Politike

Zgjedhjet në Gjirokastër e Fier/ PD kërkoi marrjen e provave shtesë që nuk i pranoi KAS, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesë

31 Maj 2021, 05:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjirokastër e Fier/ PD kërkoi marrjen e provave

TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me shkeljet e pretenduara në procesin zgjedhor të qarkut Gjirokastër. Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso pretendoi se kishte ndërhyrje nga qeveria në zgjedhjet e 25 prillit, duke kërkuar sinjal “jeshil” për të thelluar hetimet në atë që e cilësoi si “masakër zgjedhor”. Partia Demokratike tha se ka dorëzuar në këtë Kolegj një dosje me 600 faqe dhe mbi 400 prova shkresore, me foto e video të shit-blerjes së votave. Ivi Kaso pretendoi se karantinimi i emigrantëve, vendimet e qeverisë për rritje pagash dhe trysnia e ushtruar nga grupe kriminale kanë ndikuar në votën e qytetareve. Të njëjtat pretendime ka parashtruar edhe LSI. Ndërsa kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani, duke iu referuar pamjeve filmike të publikuara në media, u shpreh se dallohej ndërhyrja me stilolaps në fletët e votimit, të cilën e ka konsideruar si shkelje. Ai, si Kaso dhe Altin Kaziaj i LSI-së, kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër dhe përsëritjen e tyre. 

Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga kolegu i PD-së në mbledhjen e sotme të Kolegjit Zgjedhor. Në fjalën e tij për gjykimin e procesit në qarkun e Gjirokastrës, Salianji u shpreh se ankuesit nuk kanë sjellë fakte konkrete për të mbështetur pretendimet e tyre. 

Kërkesa e PD-së për të marrë më shumë fakte lidhur me shkeljet u refuzua nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duke iu përmbajtur parashikimit në ligj, PD ankimoi vendimin brenda 5 ditësh në Kolegjin Zgjedhor duke kërkuar hetim më të thelluar, ndërkohë që sot pritet të depozitojë ankimimin edhe për qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës. Për të gjithë qarqet në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar rinumërim të fletëve të votimit në Berat dhe Durrës, ku mandati ndahej për pak vota; dhe shpalljen e paligjshmërsë së zgjedhjeve.

(k.m/a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor 31 maj 2021 kolegji zgjedhor 31 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 20:30

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari në Dukagjin, i cili pretendon se të gjitha kullotat mbillen me hashash, por ...

Politike 30 Maj 2021, 17:54

GJIROKASTËR– Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre. Ai ësh...