Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, PD nis betejën në Gjykatë, Logu: Test për Kolegjin Zgjedhor, do jetë i paanshëm apo në shërbim t

30 Maj 2021, 18:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, PD nis betejën në Gjykatë, Logu: Test

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu shkruan se beteja që nis nesër, është një test për Kolegjin Zgjedhor, në mënyrë që ky i fundit të tregojë nëse është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama apo është i pavarur. Në një status në Fcebook, Logu ka renditur të gjithë pretendimet e PD-së për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Logut, vota është blerë në mënyrë masive nga persona me rekorde të tmerrshme kriminale, janë dhënë leje legalizimi, janë punësuar njerëz në administratë, janë dhënë paga shtesë, ndihmë ekonomike dhe pagesa për tërmetin.

Statusi i plotë:

Prej tre javësh qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar me zë e figurë nga salla e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve faktet e pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit:

❌ Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale
❌ +10.003 leje legalizimi
❌ +13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore
❌ 63 milionë euro paga shtesë
❌ 2.5 milionë euro ndihma ekonomike
❌ 1.9 milionë euro “paga lufte”
❌ 125 milionë euro pagesa për tërmetin
❌ 500% më shumë tendera publikë se mesatarja e 5 viteve të fundit
❌ 83 mijë fletë votimi të pavlefshme
❌ 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote
❌ 910 mijë vjedhje të të dhënave personale.

Për vërtetimin e secilit prej këtyre fakteve, Partia Demokratike vendosi në dispozicion të KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video. Por, fatkeqësisht tre noterët e masakrës zgjedhore vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës, në vend të zbatimit të ligjit. Ata mbyllën sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit. Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor.

Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve. Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë. Sepse kjo nuk është betejë as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

Kolegji Zgjedhor do të nisë nesër shqyrtimin e ankimimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit. E para që do të kalojë nën ‘filtrin’ e organit më të lartë të shqyrtimit të çështjeve zgjedhore është Gjirokastra. Po nesër, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të japë vendimet për 3 qarqet e fundit: Elbasanin, Fierin dhe Korçën.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor shqyrton ankimimet marash logu pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021 kolegji zgjedhor shqyrton ankimimet marash logu pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 17:54

GJIROKASTËR– Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre. Ai ësh...

Politike 30 Maj 2021, 12:46

KORÇË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duk...