Politike

Edith Harxhi: Basha po mban peng listën e anëtarësisë, do përfundojmë si LDK-ja e Kosovës

30 Maj 2021, 17:44 Nga DOSJA
Edith Harxhi: Basha po mban peng listën e anëtarësisë, do

GJIROKASTËR– Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka denoncuar publikisht se kryedemokrati Lulzim Basha po mban peng listën e anëtarësisë.

E pranishme në Gjirokastër, gjatë një takimi me dekratë, e shoqëruar nga Bujar Nishani dhe Edvin Kulluri, Harxhi tha se ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD-së për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën.

Ajo tha se PD-ja është marrë peng nga Basha dhe se kjo gjë duhet të marrë fund sa më shpejt në mënyrë që të mos përfundojnë si LDK-ja e Kosovës. 

“Anëtarët e Grupit për PD-në më kërkuan që të kandidoja. Pse? Një nga arsyet është sepse do të ishte një ndryshim për herë të parë kandidon një grua, por unë nuk hyj në këtë garë vetëm sepse jam grua. Ne duhet ta shpëtojmë PD-në sepse është marrë peng dhe mund të përfundojmë si LDK-ja e Kosovës. Kishim bërë një propozim për të bërë një marrëveshje për dekomunistizmin në Shqipëri dhe nuk është pranuar. Ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD-së për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën. Lista s’mund ti përkasë serverit qendror të parties, s’është pronë e Bashës. Unë i sfidoj ata që pas 4 humbjesh rresht vazhdojnë të mbajnë peng partinë,”- tha Harxhi.

LAJM KRYESOR: Zgjedhjet në PD, “Grupi për PD” shkon në Gjirokastër, Nishani: S’mund të jemi pjesë e këtij moçali, Basha më ka lënduar. Harxhi: PO mban peng listën. Kulluri: Ka frikë nga debati (REPLIKAT)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani edith harxhi grupi per pd ne gjirokaster zgjedhjet ne pd bujar nishani edith harxhi grupi per pd ne gjirokaster zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 12:46

KORÇË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duk...