Politike

30 Maj 2021, 17:54 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre.

Ai është shprehur se në lagjen e shtëpinë e tij nuk ka shkuar asnjë prej anëtarëve të Partisë Demokratike, pavarësisht deklaratave që thonë në media.

Mirëpo, ai u kundërshtua nga zërat në sfond, që i thanë se PD-ja ka bërë takime e mbase nuk ka shkuar në shtëpinë e tij.

Pjesë nga biseda:

Demokrati: Çfarë takimesh, mua nuk më ka ardhur njeri të më takojë…as në lagjen time s’kam parë njeri

Zërat në sfond: Jo more, janë bërë takime

Demokrati: Mua s’më ka takuar njeri s’di ku ju takuan ju

Zërat në sfond: Janë bërë janë bërë, mbase ty personalisht s’të kanë ardhur, por janë bërë.

Demokrati: Unë flas për vete, ç’më duhet mua. Flas për veten time. Kujtoj vetëm vitin 2005, atëherë dëgjoheshin njerëzit, hallet e popullit dhe vinin shtëpi më shtëpi.

LAJM KRYESOR: Zgjedhjet në PD, “Grupi për PD” shkon në Gjirokastër, Nishani: S’mund të jemi pjesë e këtij moçali, Basha më ka lënduar. Harxhi: PO mban peng listën. Kulluri: Ka frikë nga debati (REPLIKAT)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani edith harxhi grupi per pd ne gjirokaster bujar nishani edith harxhi grupi per pd ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 12:46

KORÇË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duk...