Politike

Shkarkimi i Presidentit Meta/ Kuvendi vendos sot caktimin e rendit të ditës së seancës së 10 qershorit

31 Maj 2021, 06:57 Nga DOSJA
Shkarkimi i Presidentit Meta/ Kuvendi vendos sot caktimin e rendit të

TIRANË– Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit do të mblidhet ditën e sotme për caktimin e rendit të ditës së seancës së 10 qershorit.

Konferenca e Kryetarëve, e cila diskuton dhe përcakton çështjet e rendit të ditës, pritet të shqyrtojë dhe vendosë mbi kërkesën e kreut të komisionit hetimor parlamentar, socialistit Alket Hyseni, për përfshirjen e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në rendin e ditës, duke zbatuar edhe afatet ligjore.

Në rast se raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të jetë pjesë e rendit të ditës të seancës së 10 qershorit, kjo seancë do t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President republike. Për të shkarkuar kreun e shtetit, maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e komisionit e bënë të qartë se raporti do të dërgohet në Kuvend brenda afatit 7-ditor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta kuvendi i shqiperise shkarkimi i metes 2 ilir meta kuvendi i shqiperise shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 20:30

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari në Dukagjin, i cili pretendon se të gjitha kullotat mbillen me hashash, por ...

Politike 30 Maj 2021, 17:54

GJIROKASTËR– Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre. Ai ësh...