Politike

Zgjedhjet në PD, “Grupi për PD” shkon në Gjirokastër, Nishani: S’mund të jemi pjesë e këtij moçali, Basha më ka l

30 Maj 2021, 17:19 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, “Grupi për PD” shkon në

TIRANË– Anëtarët e “Grupit për PD-në”, Bujar Nishani, Edith Harxhi e cila kandidon dhe për postin e kryetarit të kësaj partie dhe Edvin Kulluri kanë zhvilluar sot një takim me demokratët e Gjirokastrës. I pari foli Bujar Nishani, i cili e ka konsideruar 13 qershorin një datë për të kthyer normalitetin në Partinë Demokratike dhe jo një përplasje inati. Nishani tha se “Grupi për PD-në” po përgatitet për betejën e vitit 2025 dhe për ndryshimin që Shqipëria nuk e pa dot pas 25 prillit të këtij viti.

“Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25-prilli nuk solli asnjë ndryshim, ndërkohë që të gjithë e prisnin atë. Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga Partia Demokratike, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria s’pati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Po projektojmë betejën e rradhës për vitin 2025. Bota mund të jetë shumë herë më ndryshe se sot,”– tha Nishani.

Nishani shtoi më tej se është ndjerë i lënduar sepse Basha më shumë se kushdo e dinte që ai iku nga detyra e Presidentit për tu angazhuar në PD. Ai tha se ia ka bërë të qartë Bashës se nuk është për karrige e se fytyrën e faqen e tij nuk ia jep të birit, e jo më kryedemokratit.

Nga ana tjetër, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka denoncuar publikisht se kryedemokrati Lulzim Basha po mban peng listën e anëtarësisë. E pranishme në Gjirokastër, Harxhi tha se ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD-së për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën. Ajo tha se PD-ja është marrë peng nga Basha dhe se kjo gjë duhet të marrë fund sa më shpejt në mënyrë që të mos përfundojnë si LDK-ja e Kosovës.

Gjatë mbledhjes pati dhe debate. Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre. Ai është shprehur se në lagjen e shtëpinë e tij nuk ka shkuar asnjë prej anëtarëve të Partisë Demokratike, pavarësisht deklaratave që thonë në media. Mirëpo, demokrati u kundërshtua nga zërat në sfond, që i thanë se PD-ja ka bërë takime e mbase nuk ka shkuar në shtëpinë e tij.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi per pd ne gjirokaster zgjedhjet ne pd grupi per pd ne gjirokaster zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 12:46

KORÇË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duk...