Politike

30 Maj 2021, 20:30 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari në Dukagjin, i cili pretendon se të gjitha kullotat mbillen me hashash, por askush nuk flet. Sipas banorit të zonës, kullotat në komunën Pult janë kthyer të gjitha në plantacione hashashi.

Ai shton më tej se në këtë situatë, e kanë shumë të vështirë të kullosin dhe bagëtitë e tyre. Banori kërkon të mbetet anonim, sepse mund edhe ta vrasin ‘familjet e forta’ që mbjellin lëndë narkotike, siç shkruan ai.

Postimi i Berishës

Kullotat mbillen me hashash! Nuk ka ku te kullose bagetite sepse tokat jane mbjelle me kanabis elektoral. Lexoni mesazhin  e qytetarit dixhital. Sb pershendetje dokror Berisha,ju uroj shendet te plote ty dhe familjes tane, une qe po ju shkruaj jam nje banor i dukagjinit me origjine nga fshati Plan i komunes Pult, ose me sakte ne fshatin qe eshte qelluar dhe rrezuar helikopteri i shtetit per arsye te mbjelljes masive te hashashit nga njerez qe akoma nuk jane pas hekurave, jam qoban bagetish dhe nuk guxoj te dal me bageti ne fshatin tim sepse e i kane mbjedhe gjithe tokat me hashash dhe nuk kam ku ti kullos bagetit, me kercenojne familjet e forta qe mjellin hashash nese dal me bageti ne token ku kam lindur un, baba, gjyshi e gjith brezat me rralle, e ndjeva te nevojshme ta dergoj ty kete mesazh sepse askun tjeter nuk me pin uje fjala, ju lutem anonim sepse me vrasin.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike denoncimet e berishes sali berisha denoncimet e berishes sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 17:54

GJIROKASTËR– Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre. Ai ësh...

Politike 30 Maj 2021, 12:46

KORÇË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duk...