Politike

Braçe publikon faturën me ‘çmimet e kripura’: Këtu nuk janë 200 mijë lekë shije, dateri është e ndaluar me ligj…m

30 Maj 2021, 16:08 Nga DOSJA
Braçe publikon faturën me ‘çmimet e kripura’:

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka denoncuar tregtimin e daterit dhe servirjen e tij në ristorante peshku, në një kohë që është e ndaluar me ligj. Në një postim në Instagram, Braçe ka publikuar një faturë dhe një tigan, që sipas tij ka levrekë, krah të cilës, përveç denoncimit për daterit, shkruan dhe për çmimet e kripura.

Ajo që i ka bërë përshtypje Braçes është se në faturë janë shënuar 20 mijë lekë të reja levrek që nuk korrespondojnë me sasinë e shërbyer. Për rrjedhojë, Braçe kërkon që çmimet të normalizohen dhe të mos ketë abuzime të tilla, pasi kështu humbet klientela dhe vijnë problemet me ligjin gjithashtu.

“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace faturat e restoranteve erion brace faturat e restoranteve

Sondazh

Poll

Politike 30 Maj 2021, 12:46

KORÇË– Ambasadorja Yuri Kim ka takuar ditën e sotme disa turistë në Voskopojë. E veshur më një këmishë të bardhë, dhe me lule në duar, Kim duk...