Sport

Mbappe dhe Benzema: imazhi që ngacmon madrilenët…

29 Maj 2021, 08:29 Nga DOSJA

SPANJE – Tifozët e Real Madridit janë të etur për lajme rreth nënshkrimeve dhe blerjeve për sezonin e ardhshëm. Këtë të premte ardhja e Alaba është zyrtarizuar, një “sekret” i ditur para disa muajsh. Por emri që çdo tifoz i Madridit dëshiron të dëgjojë, është ai i Kylian Mbappe.

Sulmuesi i Paris SG është fotografuar me Karim Benzema pas stërvitjes me ekipin kombëtar të Francës, ku dhe lojtari i Real Madrid ka postuar foton në rrjetet e tij sociale: “Me fenomenin”,- ka shkruar Benzema.

Një imazh, që tifozët “los blancos” dëshirojnë ta shohin sezonin e ardhshëm në fushën e blertë, me të dy futbollistët që luajnë së bashku në “Santiago Bernabeu”.

Nuk është “shkelja e parë e syrit” që Mbappe i bën Benzemës. Kur u bë e ditur se Karim po rikthehej në ekipin kombëtar të Francës, sulmuesi i Paris SG publikoi një fotomontazh, me të dy lojtarët të veshur me fanellën e Francës… A thua do t’i shikojmë edhe me fanellën e Real Madridit?

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ekipin kombëtar të francës karim benzema kylian mbappe real madrid ekipin kombëtar të francës karim benzema kylian mbappe real madrid

Sondazh

Poll

Sport 29 Maj 2021, 08:11

“Heysel”, dita që nuk do të harrohet…

BELGJIKE – “29 maji, që nga viti 1985, përfaqëson ditën e heshtjes dhe përkujtimit. Ditën që të gjithë bashkohemi, për të kujtuar një moment absurd, që sh...