Sport

Luciano Spalletti do të firmosë me Napolin, pritet zyrtarizimi

29 Maj 2021, 05:56 Nga DOSJA
Luciano Spalletti do të firmosë me Napolin, pritet zyrtarizimi

ITALI – Tani nuk ka më dyshime: Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit. Mediat italiane raportojnë, se tekniku toskan ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.

Spalleti do të “trashëgojë” gjithçka të lënë nga Gennaro Gattuso, duke u kthyer në një stol prestigjioz të Serisë A, dy vjet pas përfundimit të aventurës së tij te Interi. Pritet vetëm statusi zyrtar i klubit napoletan. Luciano ka qenë trajner edhe me Romën, Zenitin dhe Udinesen.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gennaro gattuso luciano spalletti napolit romën zenitin gennaro gattuso luciano spalletti napolit romën zenitin

Sondazh

Poll