Sport

Dukagjini në Superligën e Kosovës, Trepça ’89 bie në Ligën e Parë

28 Maj 2021, 17:32 Nga DOSJA

KOSOVE – Dukagjini ka arritur të fitojë me penallti (4-3) ndaj Trepçës ‘89 në ndeshjen “play-off” për Superligën e Kosovës, pasi ndeshja e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Me këtë fitore, klubi nga Klina fitoi të drejtën që sezonin e ardhshëm të garojë në Superligës, ndërsa mitrovicarët bien në Ligën e Parë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka dhuruar shumë emocione dhe ishte shumë e luftuar. Golin e pare e shënoi Trepça në minutën e 30-të me anë të Adenis Shalës. Në pjesën e dytë Dukagjini arriti në minutën e 52-të të barazonte rezultatin në 1-1 me anë të Labinot Osmanit.

Edhe pas 120 minutave, rezultati 1-1 i takimit nuk ndryshoi. Tek pika e bardhë e penalties futbollistët e Dukagjinit u treguan më të saktë, duke shënuar 4 kundërt 3 penalltive të realizuara nga Trepça. Me këtë fitore, Dukagjini siguroi pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës, duke iu bashkuar edhe dy skuadrave tjera nga Liga e Parë, Malishevës dhe Ulpianës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dukagjini trepça dukagjini trepça

Sondazh

Poll