Shpërthen James Rodriguez: “Jam i zhgënjyer, unë kam dhënë jetën për Kolumbinë”
28 Maj 2021, 17:09Nga DOSJA
KOLUMBI – James Rodriguez ka shpërthyer në akuza ndaj lajmit se nuk do të jetë pjesë e Kolumbisë për ndeshjet e “Copa America”. Ai ka mbetur jashtë, pasi stafi mjekësor i kombëtares kishte konstatuar se gjendja fizike e James nuk është në nivelin e duhur. Pas këtij lajmi, përmes një komunikate për media, futbollisti 29-vjeçar ka reaguar ndaj vendimit për mos grumbullimin e tij në kombëtare.
“Për mediat, tifozët e futbollit dhe publikun, dua të shpreh ndjenjat dhe mendimet e mia lidhur me vendimin e stafit mjekësor të Kolumbisë lidhur me ndeshjet e ardhshme të “Copa America”.
Unë jam në fazën finale të rikuperimit. Nga kjo kohë unë kam marrë kohë mjaftueshëm për tu rikuperuar plotësisht dhe të stërvitem aq sa të integrohem dhe të marr pjesë në kombëtare.
Ky proces sugjeron që unë me disa masa paraprake mund të marr pjesë me shtatë qershor, por ata nuk do lejojnë integrimin tim të plotë me datën tetë dhe normale të jem pjesë e “Copa America”.
Me shumë befasi të madhe e mora deklaratën e stafit të Kolumbisë, duke theksuar se nuk llogarisin në shërbimet e mia dhe duke më uruar shërim të shpejtë. Shërim të cilin e kam përfunduar dhe kam punuar shumë.
Jam shumë i zhgënjyer, pasi të përfaqësoj vendin tim do të thotë shumë për mua. Të mos kesh besimin e stafit të kombëtares është shumë e dhimbshme pasi unë kam dhënë jetën për kombëtaren e Kolumbisë.
Për kolegët e mi, iu dëshiroj energji dhe fat. Do t’ju mbështes nga larg,”- mbyllet reagimi James Rodriguez, në të cilin duket qartë zhgënjimi i futbollistit, për përjashtimin e tij nga “Copa America”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI– Manchester United ende nuk e ka marrë veten nga ajo finale e humbur ndaj Villareal. Takimi i së mërkurës u vendos nga penalltitë me kohën e rregull...
KOLUMBI – Play-makeri i lojës te Evertoni, James Rodriguez, arriti në Kolumbi javën e kaluar, ku pas kontrolleve të specializuara, stafi mjekësor i kombët...
ANGLI-Tiago Pinto, drejtori sportiv i Romës po lëviz për të forcuar skuadrën. Një nga emrat që po përflitet së fundmi është ai i Granit Xhakës, mesfushori 28-vj...
PARIS-“Të gjitha janë lajme të rreme. Unë kam një kontratë të gjatë dhe do të qëndroj këtu, e dua klubin dhe qytetin.” Në ditët kur thashethemet për...
ANGLI-Modelja e njohur angleze Abbey Clancy ka zbuluar një detaj interesant sa i përket jetës familjare. 35-vjeçarja është e martuar me ish-futbollistin ...
TIRANË– 23 paraqitje dhe 7 gola. Këto janë statistikat e Taulant Seferit me skuadrën e Tiranës. Sulmuesi mbërriti në kryeqytet më datë 1 janar të kët...
ITALI – “Presidenti Urbano Cairo dëshiron të falënderojë Davide Nicola dhe bashkëpunëtorët e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe pasionin e treguar në kë...