Sport

Zyrtare: Mbrojtësi David Alaba, lojtar më i ri i Real Madridit

28 Maj 2021, 17:51 Nga DOSJA

SPANJE – Pas largimit të trajnerit Zinedine Zidane, klubi “los blancos” i Real Madridit ka konfirmuar blerjen e parë të tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin austriak, David Alaba, i cili transferohet në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Bayernin.

Klubi mbretëror e ka zyrtarizuar transferimin e Alabas nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, pasi marrëveshja në parim ishte arritur kohë më parë, duke pritur përfundimin e sezoneve respektivisht në La Liga dhe Bundesligë.

“Real Madrid CF ka arritur një marrëveshje me futbollistin David Alaba, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme. David Alaba do të paraqitet si një lojtar i ri i Real Madrid, pas përfundimit të Euro 2021”,- thuhet në njoftimin e klubit “los blancos”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport david alaba futbollisti i real madridit klubi “los blancos” pesë sezonet e ardhshme santiago bernabeu zinedine zidane david alaba futbollisti i real madridit klubi “los blancos” pesë sezonet e ardhshme santiago bernabeu zinedine zidane

Sondazh

Poll