Sport

“Heysel”, dita që nuk do të harrohet…

29 Maj 2021, 08:11 Nga DOSJA
“Heysel”, dita që nuk do të harrohet…

BELGJIKE – “29 maji, që nga viti 1985, përfaqëson ditën e heshtjes dhe përkujtimit. Ditën që të gjithë bashkohemi, për të kujtuar një moment absurd, që shndërroi një mbrëmje feste, në një makth që mbetet i gdhendur në histori.

Janë emocione gëzimi dhe entuziazmi, ato që zakonisht i paraprijnë një ndeshje të shkëlqyeshme, si ajo që do të fillonte në stadiumin “Heysel”, por që atë mbrëmje i la vendin në fillim frikës, pastaj dhimbjes.

Ai, 29 maji 1985, është një tragjedi që vazhdon të lëndojë edhe pas tridhjetë e gjashtë vjetësh. Sot, si atëherë, dhe si çdo herë që shqiptojmë fjalën “Heysel”, mendimet tona shkojnë te të gjitha viktimat e asaj mbrëmje pa kuptim dhe familjet e tyre.

Sepse kujtesa është gjithmonë e gjallë brenda nesh të gjithëve”, – përfundon shkrimi përkujtimor i klubit të Juventusit…

Në këtë tragjedi humbën jetën 39 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, gjatë një ikjeje në rrëmujë, para finales së Kupës së Kampioneve, Juventus-Liverpool, në stadiumin belg të “Heyselit, më 29 maj 1985. Pavarësisht thirrjeve për shtyrjen e ndeshjes, ajo u zhvillua për hir të sigurisë publike.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 29 maji heysel juventus-liverpool më 29 maj 1985 29 maji heysel juventus-liverpool më 29 maj 1985

Sondazh

Poll