Sport

Arrestohet David Neres në Brazil: “party” e paligjshme me mbi 100 persona

28 Maj 2021, 18:25 Nga DOSJA

BRAZIL – Policia e São Paulos arrestoi lojtarin e Ajax, David Neres. Kjo u raportua nga gazeta “UOL Noticias”. Sulmuesi i skuadrës holandeze u ndalua në orën 2 të mëngjesit, ndërsa ishte në një “party” të paligjshme në qytetin e tij të lindjes.

Futbollisti kishte shkelur kufizimet në Brazil, që ndalojnë çdo lloj ngjarje pas orës 21. “Në festë, raporton gazeta, ishin 124 persona, shumica e tyre pa maska. Sidoqoftë, Neres nuk ishte i vetmi futbollist profesionist i pranishëm në këtë ngjarje.

Në fakt, ai ishte së bashku me Robert Arboleda, lojtar i Sao Paulo. Të dy lojtarët i shtohen listës së futbollistëve profesionistë, të cilët kohët e fundit janë kapur duke shkelur rregullat anti-covid”.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja në Brazil, ishte radha e ish-interisti Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, i cili u arrestua për një episod të ngjashëm. Pasi u shpall fajtor, lojtari brazilian u dënua të paguante një gjobë prej rreth 17.000 euro.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “uol noticias” david neres lojtarin e ajax sulmuesi i skuadrës holandeze “uol noticias” david neres lojtarin e ajax sulmuesi i skuadrës holandeze

Sondazh

Poll