Sport

Çudia e portierit të Man.United në finalen ndaj Villareal, kishte shënuar 11 penalltitë e kundërshtarëve,por nuk priti as

28 Maj 2021, 16:58 Nga DOSJA
Çudia e portierit të Man.United në finalen ndaj Villareal,

ANGLI– Manchester United ende nuk e ka marrë veten nga ajo finale e humbur ndaj Villareal. Takimi i së mërkurës u vendos nga penalltitë me kohën e rregullt që përfundoi me shifrat 1-1. Portieri David De Gea mund të cilësohet si fajtori kryesor për humbjen.21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri spanjoll, që i mundësoi në fund festën Villarealit.

Portieri nuk arriti të presë asnjë nga 11 penalltitë e klubit spanjoll, përfshirë edhe atë të fundit nga portieri kundërshtar, Geronimo Rulli, ndërsa më pas humbi goditjen e tij për të dhënë fitoren e skuadrës së Unai Emerit.Dështimet e De Geas nuk ishin për shkak të mungesës së përqëndrimit.

Kjo pasi shënimet e tij mbi penalltitë e skuadrës spanjolle u zbuluan nga gazetari Angelo Mangiante pas ndeshjes.De Gea kishte shënime për secilin lojtar, por dështoi të ishte protagonist dhe tashmë ka përfunduar në qendër të kritikave.

E.Ç (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de gea manchester united villareal de gea manchester united villareal

Sondazh

Poll