Sport

Zyrtare: Pas dy sezonesh, Max Allegri rikthehet në krye të Juventusit

28 Maj 2021, 16:22 Nga DOSJA

ITALI – Juventusi e ka zyrtarizuar trajnerin Massimiliano Allegrin, i cili ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare në krye të pakinës së “Zonjës së Vjetër”. Lajmi është bërë zyrtar vetëm pak kohë pasi u shkarkua Andrea Pirlo. Trajneri rikthehet te bardhezinjtë, pasi u largua në vitin 2019.

“Massimiliano Allegri është edhe një herë trajner i Juventusit. Allegri gjen një stol që e njeh shumë mirë, një klub që e do dhe që e do përsëri, pasi sot fillon një udhëtim i ri së bashku, drejt qëllimeve të reja”,- thuhet në njoftimin e klubit torinez.

Afrimi i Max Allegrit në stolin e Juventusit mund të sjellë ndryshime të mëdha në formacionin e bardhezinjve. Sigurisht e gjithë vëmendja është përqëndruar te Ronaldos, i cili nuk ka marrëdhënie të pëlqyeshme me trajnerin. Për portugezin mund të jetë sezoni i fundit me bardhezinjtë, teksa divorci duket shumë afër.

B.T (Dosdja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andrea pirlo juventus massimiliano allegrin andrea pirlo juventus massimiliano allegrin

Sondazh

Poll