Sport

TRONDITËSE! Pretendimet për ngacmim seksual ndaj punonjëses, arsyeja e prishjes së kontratës Nike-Neymar

28 Maj 2021, 10:45 Nga DOSJA
TRONDITËSE! Pretendimet për ngacmim seksual ndaj punonjëses,

PARIS- Kompania e veshjeve Nike prishi kontratën me Neymar sepse ylli brazilian i Paris Saint Germain refuzoi të bashkëpunonte në një hetim të brendshëm pasi një punonjëse e akuzoi lojtarin për ngacmim seksual.

Punonjësja e Nike iu tha miqve se Neymar u përpoq ta detyronte të bënte seks oral me të në dhomën e hotelit të brazilianit, ndërsa ishte në New York për një event në vitin 2016. Punonjësja paraqiti ankesë në vitin 2018 dhe kompania e veshjeve punësoi një firmë të jashtme ligjore për të hetuar çështjen.

Kjo do të shpjegonte ndërprerjen e papritur në gusht të vitit 2020 midis Nike dhe Neymar, kur kishin mbetur edhe tetë vjet për përfundimin e kontratës. Për të koordinuar një seri ngjarjesh Neymar mohon çdo akuzë, raporton një zëdhënës dhe do të mbrojë veten nga ajo që quhet një sulm i pabazë. Zëdhënësi pastaj përsëriti se ndarja midis Nike dhe Neymar ndodhi vetëm për arsye komerciale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport neymar nike psg neymar nike psg

Sondazh

Poll