Sport

Çekiçi: “Notën do ta marrim pas ndeshjeve me Poloninë dhe Hungarinë”

28 Maj 2021, 13:25 Nga DOSJA
Çekiçi: “Notën do ta marrim pas ndeshjeve me

DURRES – Mesfushori Endri Çekiçi, ishte një tjetër kuqezi, i cili ka folur sot në konferencën për shtyp të Kombëtares. Ai u jep shumë rendësi dy takimeve të radhët edhe pse miqësore.

Sipas tij, Uellsi dhe Çekia janë kundërshtarë të ngjashëm me Poloninë dhe Hungarinë, me të cilat Shqipëria do të përballet në eliminatoret e Botërorit në shtator. Në këtë këndvështrim, dy miqësoret do t’u shërbejnë shumë kuqezinjve për të kuptuar se në ç’nivel janë qëndrojnë para rivalëve të Grupit I.

“Kishim ndeshje me dy fytyra, por pritshmëritë i arritëm me dy fitore dhe një humbje. Notën do ta marrim pas ndeshjeve me kundërshtarët direkt, Poloninë dhe Hungarinë. Lojtarët e Uellsit dhe të Çekisë vijnë pas një sezoni të gjatë, janë në të njëjtin nivel me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të shohim se ku jemi përballë këtyre skuadrave. Nuk vlerësojmë asnjë skuadër, në këto ndeshje do të japim maksimumin dhe, nëse diçka nuk shkon, do të mundohemi ta rregullojmë kur të na duhen pikët.”

24-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje në kampionat me Angaraguçunë, më Turqi, duke shënuar 2 gola, formë të cilën shpreson ta shfaqë edhe në Kombëtare.

Tek ekipi aktual kam luajtur mesfushor qendre ose numër 10. Edhe në Kombëtare e shoh veten në këtë pozicion. Kam biseduar me trajnerin Reja, e di çfarë kërkon nga unë.  Në momentin që do të më jepet mundësia, do të bëjë maksimumin për ta bindur që jam këtu për ta ndihmuar skuadrën.

Fatkeqësisht, skuadra Ankaragucu nuk mundi të mbijetonte në Superligën e Turqisë, fakt që hedh dyshime edhe për të ardhmen e Çekiçit.

Pa dyshim që më ndihmoi sezoni në Turqi, sepse ky kampionat është më i fortë nga ato që kam luajtur më para, më ka ndihmuar më shumë në aspektin personal. Në Turqi ndihem mirë, por futbollit kurrë nuk i dihet të shohim.

Goditjet standarde?

Këto dy vitet e fundit i kam shfrytëzuar mirë, shpresoj ta shfrytëzoj edhe në kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cekkia edi reja endri cekici kombetarja uellasi cekkia edi reja endri cekici kombetarja uellasi

Sondazh

Poll