Sport

VIDEO/ Karrige të hedhura, grushte dhe tifozë të gjakosur, finalja e Championsit nis nga rrugët e Porto-s

28 Maj 2021, 11:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Karrige të hedhura, grushte dhe tifozë të gjakosur,

PORTUGALI-Finalja e Champions League mes Manchester City-t dhe Chelsea-t  do të zhvillohet ditën e shtunë ora 21:00, takim që do të luhet në Portugali. Megjithatë finalja mes dy ekipeve angleze ka nisur më herët seç duhet. Në rrugët e qytetit ka patur përplasje midis dy tifozërive.Pamjet e shfaqura në dhe të shpërndara në Twitter treguan përleshjen që shpërtheu pranë lumit Douro.

Dy tifozë thuhet se u plagosën pas përleshjeve pranë stacionit hekurudhor Sao Bento të Porto dhe në lagjen popullore të njohur si Ribeira.Policia konfirmoi se një person është dërguar në spitalin Santo Antonio pas një incidenti rreth orës 22:00.Një incident i dytë ndodhi rreth gjysmë ore më vonë.

 

Desacatos entre adeptos do Manchester City e do Chelsea no Porto. #UCLfinal pic.twitter.com/CErUI7oQ7a

— olhaoquete2igo (@olhaoquete2igo) May 27, 2021

Dy grupe huliganësh u panë duke shkëmbyer grushta për pak kohë në hyrje të stacionit pasi kishin hedhur karriget ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht përpjekjeve të një kamarieri për të ndalur konfrontimin.Të dy incidentet ndodhën ndërsa baret dhe kafenetë po mbylleshin. Nuk kishte raportime për ndonjë arrestim. Burimet e policisë thanë që të dy incidentet ishin zgjidhur ‘shpejt’.Gjithsej 16,500 tifozë lejohen të hyjnë në stadium për të parë finalen, duke përfaqësuar një të tretën e kapacitetit të tij 50,000.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea manchester city chelsea manchester city

Sondazh

Poll