Sport

E mbylli vitin pa asnjë trofe dhe nuk arriti Kupat e Evropës, Tirana e nis fuqishëm merkaton, jep lajmin e madh për tifozët

28 Maj 2021, 13:55 Nga DOSJA
E mbylli vitin pa asnjë trofe dhe nuk arriti Kupat e Evropës, Tirana e

TIRANË– 23 paraqitje dhe 7 gola. Këto janë statistikat e Taulant Seferit me skuadrën e Tiranës. Sulmuesi mbërriti në kryeqytet më datë 1 janar të këtij viti, si përforcimi më i madh i klubit bardheblu. Lojtari erdhi në formën e huazimit nga skuadra zviceriane Young Boys. Me përfundimin e kampionatit u mendua se lojtari do të rikthehej në shtetin helvet, por nuk rezultoi kështu.

 

 

 

A post shared by K.F.Tirana (@kftirana.al)

Klubi i Tiranës ka njoftuar se pas disa negociatave, ka arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. Shifra e këtij transferimi nuk bëhet e ditur. Me këtë lajm, klubi bardheblu ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, për t’u rikthyer edhe një herë rivalizues, pas një viti që përfundoi pa asnjë trofe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport taulant seferi tirana taulant seferi tirana

Sondazh

Poll