Zyrtare: Torino ndahet me Nicolan dhe emëron Ivan Juriç si trajner të ri
ITALI – “Presidenti Urbano Cairo dëshiron të falënderojë Davide Nicola dhe bashkëpunëtorët e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe pasionin e treguar në kë...
DURRES – Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, u rikthye në grumbullim me kuqezinjtë, në prag të ndeshjeve miqësore ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke në qershor, pas një mungese në eliminatoret e marsit. Sot ai u shfaq në një konferencë për shtyp, ku nuk e fshehu kënaqësinë për ftesën e marrë nga Reja.
A i shikon këto miqësore si një moment për t’i treguar trajnerit se e meriton të jesh gjithmonë në kombëtare?
Është gjithmonë kënaqësi sa herë që marr ftesën dhe vij në kombëtare. Këto miqësore kanë vlerësimin maksimal, pasi luajmë me kundërshtarë të ngjashëm me ata që kemi në grup dhe do të përballemi në shtator në eliminatore. Përqendrimi është maksimal dhe duhet të bëjmë më të mirën në fushë.
Si është gjendja juaj fizike?
Ndjehem mirë dhe nuk kam asnjë dëmtim, por është fundi i sezonit dhe jemi grumbulluar më herët, për të pasur më shumë kohë për t’u përgatitur.
Si e keni parë skuadrën në tre ndeshjet e para të eliminatoreve? A besoni se mund të luftojmë deri në fund, duke parë kundërshtarët që kemi?
Mendoj se grupi është konsoliduar dhe nuk ka pasur shumë ndryshime. Kemi pasur dy kundërshtarë të lehtë dhe kemi marrë maksimumin. Kemi humbur ndaj Anglisë, por ne nuk duhet të matim forcat me ata, pasi e kemi garën me ekipe të tjera.
Ti i ke matur forcat edhe me Portugalinë dhe ia keni dalë?
Pikët ndaj skuadrave të këtij niveli janë ekstra dhe vijnë shumë rrallë, ndaj ne duhet të vlerësojmë maksimalisht kundërshtarët realë tanët, pasi ndaj tyre duhet të kemi sukses.
Mendoni se mund të luani ende në Europë?
Ndihem shumë mirë dhe besoj që të paktën edhe një apo dy sezone mund të luaj në nivele të larta në ligat europiane.
Është folur për një rikthim në kampionatin shqiptar?
Është kohë merkatoje dhe zëra ka padyshim, por unë në planet e mia kam që të vijoj të luaj jashtë edhe për një apo dy sezone. Nuk e kam menduar ende rikthimin në Superiore.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – “Presidenti Urbano Cairo dëshiron të falënderojë Davide Nicola dhe bashkëpunëtorët e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe pasionin e treguar në kë...
ITALI-Mungon zyrtarizimi, por nuk ka më dyshime, trajner i Interit do të jetë Simone Inzaghi. 45-vjeçari të mërkurën ishte shumë pranë rinovimit me Lazio...
PORTUGALI-Finalja e Champions League mes Manchester City-t dhe Chelsea-t do të zhvillohet ditën e shtunë ora 21:00, takim që do të luhet në Portugali. Megjitha...
ANGLI-Pas largimit nga stoli i Real Madrid, Zinedine Zidane mund të rikthehet shumë shpejt si trajner i një skuadre të njohur. Sipas tabloidit anglez Daily Tele...
PARIS- Kompania e veshjeve Nike prishi kontratën me Neymar sepse ylli brazilian i Paris Saint Germain refuzoi të bashkëpunonte në një hetim të brendshëm pasi nj...
ARGJENTINE – Tani kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, kur Maradona u largua nga jeta. Nga ai 25 nëntor, dita e vdekjes së “Pibe de Oro”, asgjë nuk ka qenë e n...
ITALI-Përpos Xhakës. Ëndrra e Mourinhos për Romën e tij nuk është askush tjetër përveç Cristiano Ronaldos. Sipas lajmeve që vijnë nga La Stampa, tra...
ITALI – Tani është zyrtare: Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Juventusit. Njoftimi erdhi përmes mediave sociale të klubit të Juventusit. “Faleminderit,...
SPANJE – Sipas gazetarit të “FOX Sports”, Daniel Girones, trajneri holandez i Barcelonës ka përjetuar një gjendje ankthi dhe është shtruar me urgjencë men...
ITALI – Dje Milan ka zyrtarizuar portierin e Lille, Mike Maignan, si zëvendësuesin e Gianluigi Donnarummas në radhët e kuqezinjve. Sipas “Corriere dello S...