Sport

Të larguar nga skuadrat përkatëse, Zidane-Conte sfidohen për stolin e klubit anglez

28 Maj 2021, 12:08 Nga DOSJA
Të larguar nga skuadrat përkatëse, Zidane-Conte sfidohen për

ANGLI-Pas largimit nga stoli i Real Madrid, Zinedine Zidane mund të rikthehet shumë shpejt si trajner i një skuadre të njohur. Sipas tabloidit anglez Daily Telegraph, është një nga emrat në garë për të zëvendësuar Ryan Mason në Spurs. Zizou ishte gjithashtu i lidhur me Juventus i cili, megjithatë, u rikthye te Massimiliano Allegri.

Zidane, pra, sipas burimeve angleze, do të ishte gati të sfidonte Antonio Conten për t’u bërë trajneri i ri i Tottenham. Pasi fitoi titullin kampion me Interin, trajneri italian është një nga emrat më të nxehtë në orët e fundit.Ndër të tjera, Conte ka punuar në Angli për dy sezone, duke udhëhequr Chelsean në fitoren e një kampionati dhe FA Cup.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conte zidane conte zidane

Sondazh

Poll