Sport

Harroi djalin në fermë, bashkëshortja e ish-lojtarit të Anglisë tregon si e dhunoi në sy të gjithëve: E godita me grusht

28 Maj 2021, 14:21 Nga DOSJA
Harroi djalin në fermë, bashkëshortja e ish-lojtarit të

ANGLI-Modelja e njohur angleze Abbey Clancy ka zbuluar një detaj interesant sa i përket jetës familjare. 35-vjeçarja është e martuar me ish-futbollistin e Liverpool dhe përfaqësueses angleze Peter Crouch dhe nga kjo lidhje çifti ka katër fëmijë, Liberty pesë vjeç, Jonny tre, Jack një dhe Sophia 10 muajshe.Ajo tregon se e humbi kontrollin kur kishin shkuar për piknik në një fermë së bashku me shoqërinë dhe djali i tyre 1 vjeç nuk po gjendej, ndërkohë që Crouch nuk është se u merakos shumë.

“Unë shkova në banjë dhe kur dola, nuk e pashë djalin. Kishte shkuar një milje poshtë rrugës, e gjeta mes qengjave, isha shumë e frikësuar. Ai po rrinte ulur. E kam rrahur në sy të të gjithëve. I hodha filxhanin e kafes një herë. Pastaj e godita me grusht. Nuk jam fare pro dhunës, por më kapi paniku. Isha e tmerruar, mendoja se djali humbi.”

Abbey u bë e famshme në vitin 2006 kur u shfaq në Next Top Model. Ajo u takua me futbollistin në festën e një shoku dhe dyshja shpejt filloi lidhjen.

 E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport abbey clancy crouch abbey clancy crouch

Sondazh

Poll