Sport

Inzaghi nis nga kërkesat ende pa u zyrtarizuar te Inter, i kërkon drejtuesve të bëjnë një sforco për mesfushorin që…

28 Maj 2021, 12:19 Nga DOSJA
Inzaghi nis nga kërkesat ende pa u zyrtarizuar te Inter, i kërkon

ITALI-Mungon zyrtarizimi, por nuk ka më dyshime, trajner i Interit do të jetë Simone Inzaghi. 45-vjeçari të mërkurën ishte shumë pranë rinovimit me Lazion, ndërsa një ditë më pas njoftoi “divorcin” me klubin bardhekaltër. Inzaghin e pret një përvojë e re dhe e rëndësishme në një klub me trashëgimi të pasur. Në fakt, ai do të jetë drejtuesi i ri i një skuadre që mund të mburret me titullin kampion të Italisë, por edhe njeriu i thirrur për të vazhduar në rrugën e Antonio Contes.

Sipas asaj që shkruan edicioni i sotëm i Il Messaggero, në fakt, ish-trajneri i Lazios ka kërkuar nga drejtuesit që të firmosin me mesfushorin spanjoll Luis Alberto, me të cilin ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme, madje edhe gjatë disa mosmarrëveshjeve midis lojtarit dhe klubit. Sipas gazetës, ish-lojtari i Liverpool mund të jetë përforcimi ideal për mesfushën e zikaltërve nën drejtimin e vetë Inzaghit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter simone inzaghi inter simone inzaghi

Sondazh

Poll