Bota

Tragjedia me teleferikun në Itali! Një ditë më parë u raportuan probleme, asnjë MASË s’u mor. Prokurorja: Ekziston mund

25 Maj 2021, 14:38 Nga DOSJA
Tragjedia me teleferikun në Itali! Një ditë më parë u

ITALI– Hetuesit italianë kanë nisur nga puna intensive për të zbardhur shkakun e tragjedisë që u shkaktua nga rrëzimi i një teleferiku në Stresa Mottarone të Italisë, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa vetëm një 5-vjeçari ia doli që të mbijetonte. Pyetja kryesore që është ngritur është: Pse frena e emergjencës që do të kishte ndaluar kabinën nuk funksionoi kur u këput litari? Nëse sistemi i frenimit të sigurisë do të ishte aktivizuar, katastrofa e teleferikut do të ishte shmangur.

“Na duhet e vërteta, nuk duhet të ngutemi. Hetimet janë komplekse,”-tha prokurorja e çështjes, Olimpia Bossi.

PIRUNI- pse nuk e kishte kabina

“Piruni” është përdorur zakonisht për udhëtimet e testimit – kur kabina është bosh. Nëse piruni është montuar, kabina mund të ulet. Me pasagjerët në bord, brava duhet të lirohet, në mënyrë që frenimi të mund të funksionojë.

Hipoteza e gabimit njerëzor

Prokurorja Olimpia Bossi, e cila po heton ngjarjen, tregoi një detaj që mund të kthehet në thelbësor në zbardhjen e rastit.

“Një ditë para se teleferiku të bllokohej dhe kishte një ndërhyrje për ta vendosur atë përsëri në funksionim. Nuk dihet nëse është bërë ndonjë gabim njerëzor që ka rezultuar fatal. Kur aktivizohen frenat e urgjencës, ato domosdoshmërisht duhet të zhbllokohen me dorë. Nëse piruni është lënë i futur për të shmangur bllokimin, ne ende nuk dimë ta themi.”

Gabimi dhe dështimi

Sipas gazetës “La Stampa” një person pretendon se të dielën ka raportuar probleme me kabinën pak para kohës së mbylljes së teleferikut. Detaj ky që është konfirmuar edhe nga prokurorja Bossi. Po ashtu bëhet me dije se kontrolli i fundit është bërë në fund të marsit, ndërsa në dhjetor u krye një simulim për sigurinë e mjetit lëvizës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të dielës në Itali, ku humbën jetën 14 persona, duke shkatërruar kështu 5 familje. Shumica e familjeve ishin të huaj, që jetonin prej disa vitesh në Itali. Ndërsa i vetmi i mbijetuar është një 5-vjeçar, i cili u shpëtua nga përqafimi i fundit që i dha i ati. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur arsyen e vërtetë që shkaktoi tragjedinë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rrezohet teleferiku ne itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll