Bota

Anija e mallrave përfshihet nga flakët në brigjet e Sri Lanka-ës, ekipet e shpëtimit evakuojnë ekuipazhin

25 Maj 2021, 14:12 Nga DOSJA
Anija e mallrave përfshihet nga flakët në brigjet e Sri

AZIA JUGORE- Ekipet e shpëtimit kanë evakuar të gjithë ekuipazhin nga një anije kontejner në brigjet e Sri Lanka ndërsa zjarri në bord u intensifikua dhe dy persona u plagosën. Reuters raporton se anija “Perla X-Press” e cila mbart kozmetikë dhe kimikate, përfshirë 25 tonë acid nitrik u përfshi nga flakët në brigjet Sri Lanka.

Anija ishte larguar nga porti Hazira në Indi më 15 maj dhe ishte rrugës për në Singapor përmes Colombo.

Një shpërthim u raportua nga brenda anijes, tha zëdhënësi i Marinës Indika De Silva, duke shtuar se një helikopter i forcave ajrore po përdorte pluhur kimik të thatë për të shuar zjarrin.

“Një fluturim i veçantë nga Hollanda me pajisje jetësore për zjarrfikës pritet në Sri Lanka,” -tha Ministri i Transportit i vendit, Rohitha Abeiguunaguardena.

Autoritetet e Sri Lankës thanë se ekspertë nga Hollanda dhe Belgjika po vëzhgonin anijen, ndërsa fqinji India kishte premtuar të dërgonte anije dhe një avion për të ndihmuar në luftimin e zjarrit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota marinës indika de silva mer flake anija ne sri lanka nis evakuimi i ekuipazhit rohitha abeiguunaguardena. marinës indika de silva mer flake anija ne sri lanka nis evakuimi i ekuipazhit rohitha abeiguunaguardena.

Sondazh

Poll