Bota

Tërhiqet Kosova! Kurti tha se ‘është çështje javësh’, merret VENDIMI i papritur, hiqet dorë nga reciprociteti me Serb

25 Maj 2021, 13:54 Nga DOSJA
Tërhiqet Kosova! Kurti tha se ‘është çështje

PRISHTINË– “Reciprociteti me Serbinë nuk është zgjidhje e problemeve që ekziston me Kosovën!,”-kjo ishte një pjesë nga deklarata që u tha ditën e sotme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari.

Hajdari theksoi se në rolin e ministres do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht lëvizjeve të Serbisë për të penguar Kosovën.

Deklarata u bë gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku ministrja shtoi se Kosova nuk është e përfaqësuar mirë në iniciativat rajonale prandaj kërkoi edhe mbështetjen nga të gjithë personat prezentë në konferencë. 

Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, deklaroi ministrja.

HISTORIA e reciprocitetit dhe qëndrimi i Kurtit

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë,”-kështu u shpreh kryeministri Kurti, kur u pyet për kohën që do të rikthente masat reciproke me fqinjin verior.

Kompanitë e Kosovës jo rrallë herë kanë pasur vështirësi që të transportojnë mallrat e tyre në Serbi, për shkak se autoritetet ose nuk ua kanë njohur targat e makinave, por edhe kanë pasur probleme me njohjen e dokumentacionit të mallrave, ku figuron termi “Republika e Kosovës” si dhe vulat e lëshuara nga Kosova. Kështu që qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj vendosi tarifa 100% ndaj mallrave serbe në doganat e Kosovës. Një veprim i tillë që u pa si sulm për ekonominë e vendit fqinj, që solli më pas edhe bojkotin e dialogut në Bruksel.

Taska u mbaj edhe gjatq qeverisë Kurti 1, megjithatë heqja e kësaj mase ndodhi nga pasardhësi Avdullah Hoti. Heqja e reciprocitetit më 6 qershor, mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Edhe pse gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit Kurti premtoi kthimin e masës ndaj Serbisë, duket se diçka ia ka ndryshuar mendjen. Ndërkohë që palët pritet që të takohen në fillim të muajit qershor në Paris, në një takim të organizuar nga Gjermania dhe Franca. 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove-serbi rozeta hajdari kosove-serbi rozeta hajdari

Sondazh

Poll