Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Blinken pas vizitës në Lindjen e Mesme: SHBA do të ndihmojë në rindërtimin e Gazës

25 Maj 2021, 13:47 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, Blinken pas vizitës në Lindjen e Mesme:

IZRAEL- SHBA do të ndihmojë në rindërtimin e Gazës pas luftës izrael-Palestinë. BBC shkruan se Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken gjatë viztës që bëri në Lindjen e Mesme u shpreh se ishte e nevojshme për të trajtuar situatën e rëndë humanitare dhe për të parandaluar një dhunë të mëtejshme. Gjatë konferencës që Blinken mbajti me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, përsëriti gjithashtu mbështetjen e SHBA për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

“Ne e dimë që për të parandaluar një kthim të dhunës ne duhet të përdorim hapësirën e krijuar për të adresuar një grup më të madh çështjesh dhe sfidash themelore. Dhe kjo fillon me trajtimin e situatës së rëndë humanitare në Gaza dhe fillimin e rindërtimit”, tha ai.

Ndërsa Netanyahu nga ana tjëtër tha se nëse Hamasi do të prish qetësinë sërish, ata do të kundërpërgjigjen.   

“Ne gjithashtu, do t’i japim kuptim angazhimit tonë për vetëmbrojtjen tonë: nëse Hamasi prish qetësinë dhe sulmon Izraelin, përgjigjja jonë do të jetë shumë e fuqishme,” paralajmëroi Netanyahu.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës zgjati për 11 ditë ku la pas mbi 230 persona të vdekur dhe mbi 1700 persona të lënduar. Mes vendeve u vendos armëpushimi i iniciuar nga Egjipti dhe SHBA-ja.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken benjamin netanyahu lufta izrael-palestine antony blinken benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 11:36

SPANJË–  Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.Autoritetet u njoftuan pasi një b...