Bota

Rreze shprese! Vrasja që tronditi Greqinë, hetuesit gjejnë 2 gjurmë gishtash…njëra është e këmbëve. Shefi i Policisë

25 Maj 2021, 13:57 Nga DOSJA
Rreze shprese! Vrasja që tronditi Greqinë, hetuesit gjejnë 2

GREQI– Më në fund ka një shenjë! Hetuesit grekë kanë arritur të zbulojnë shenja gishtash në trupin e pajetë të 20-vjeçares, Caroline Crouch. Mediat greke bëjnë me dije se shefi i hetimit Stavros Balaskas, konfirmoi se “ADN-ja jetime” duhet të identifikohet. 

Ky proces do të marrë kohë, pasi ne nuk i kemi ADN-të e të gjithë kriminelëve në vend. Ndonjëherë na duhet edhe fat. Ne prisnim që çështja të ishte më e lehtë, por do t’ja dalim sepse kemi zgjidhur më të vështira,”-shtoi ai. Por ka një detaj të çuditshëm…

Nga vetëm dy gjurmë gishtash të gjetura në trupin e Carolinës dhe në skenën e krimit, një prej tyre është këmbësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, pak javë më parë ku tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë e çiftit. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që pretendohet se njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Bashkëshorti i viktimës bëri me dije se vetëm pak ditë para grabitjes kishin shitur një tokë për 100 mijë euro por i kishin investuar menjëherë. Ndërsa në banesë kishin mbajtur vetëm 15 mijë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitje ne greqi caroline crouch grabitje ne greqi

Sondazh

Poll