Bota

Ish-truproja e Rugovës tregon detaje mbi atentatin që i’u bë në vitin 2005 dhe çfarë bëri ai pas tij

25 Maj 2021, 13:39 Nga DOSJA
Ish-truproja e Rugovës tregon detaje mbi atentatin që i’u

KOSOVË– Elina Muriqi, ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova e ka cilësuar atentatin ndaj tij më 15 mars, 2005 si sfidën me rrezikun më të lartë gjatë kohës sa ajo ishte një prej truprojave të tij.

Sipas Express, pavarësisht kësaj Rugova kishte kërkuar që ta vazhdonte sipas planit takimin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solan-an.

Ka qenë atentati që e mbajnë mend të gjithë, atë natë jam kanë mbikëqyrëse punëtore gjatë ndërrimit të natës e kom kry detyrën në 07:00 të mëngjesit, në 08:00 e kemi pas daljen me presidentin, jam kanë pa gjumë hiç edhe u kanë diçka e papërshkrueshme, u kanë diçka që tash kur më kujtohet më shtin në siklet por fati e deshi që ne të gjithë shpëtuam edhe presidenti e vazhdoi takimin me Solanën ë atë kohë edhe ajo u kanë sfida që definitivisht e kemi pas me rrezikshmërinë më të lartë që ka ndodhë sa kem qenë unë prezent”, – ka thënë Muriqi për Klan Kosovën.

Ajo mes tjerash tha që një ditë pa i mbushur 18 vjet kishte filluar punën për Rugovën duke iu realizuar kështu një ëndërr falë edhe babait të saj që kishte qenë i afërt me presidentin.

Gjithmonë e kam pasë andërr të jem në krahë të të ndjerit, Ibrahim Rugova. Me ndihmën e babit që ka qenë shumë i afërt me presidentin e kam arritur qëllimin që të jem edhe ndihem shumë e privilegjuar që kam shërbyer në atë kohë për presidentin”,- tha ajo.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora elina muriqi ibrahim rugova javier solana elina muriqi ibrahim rugova javier solana

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 11:36

SPANJË–  Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.Autoritetet u njoftuan pasi një b...