Bota

I vetmi i mbijetuar nga tragjedia me teleferikun në Mottarone, mjekët kanë filluar të zgjojnë 5-vjeçarin nga koma: S’ka

25 Maj 2021, 14:24 Nga DOSJA
I vetmi i mbijetuar nga tragjedia me teleferikun në Mottarone, mjekët

ITALI– Shenja të mirë lidhur me gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit Eitan, të vetmi të mbijetuar nga tragjedia e teleferikut në Stresa-Mottarone. Mjekët në spitalin e Torinos janë shprehur optimistë për gjendjen e tij shëndetësore. Sipas mediave vendase, bluzat e bardha kanë nisur procesin për zgjimin e tij, fill pasi kaloi një natë të qetë në spital. 

“Ne po zvogëlojmë dozat e ilaçeve në mënyrë që ta mbajmë të qetë pa ndjerë dhembje,”-thanë ata. Nga analiza MRI që i bënë mëngjesin e sotëm, i mituri nuk kishte pësuar asnjë dëmtim në tru, megjithatë do të mbahet ende në gjendje qetësie për të shmangur ndonjë të papritur. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të dielës në Itali, ku humbën jetën 14 persona, duke shkatërruar kështu 5 familje. Shumica e familjeve ishin të huaj, që jetonin prej disa vitesh në Itali. Ndërsa i vetmi i mbijetuar është një 5-vjeçar, i cili u shpëtua nga përqafimi i fundit që i dha i ati. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur arsyen e vërtetë që shkaktoi tragjedinë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rrezohet teleferiku ne itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll