Bota

Unë nuk besoj se NATO do të na kërkojë ndonjëherë falje për bombardimet, Vuçiç flet pas deklaratave të presidentit çe

25 Maj 2021, 13:48 Nga DOSJA
Unë nuk besoj se NATO do të na kërkojë ndonjëherë

SERBI– Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk besonte se NATO do të kërkonte ndonjëherë zyrtarisht falje për bombardimin e ish-Jugosllavisë 1999, e që sipas tij siç “bëri presidenti çek Milosh Zeman”.

Ata do të vazhdojnë të përsërisin se bënë më të mirën e mundshme dhe donin vetëm të parandalonin një katastrofë humanitare”.-tha Vuçiç.

Unë nuk besoj në ndonjë falje zyrtare institucionale nga NATO. Por nëse më pyet nëse Milosh Zeman është presidenti i fundit që e bën atë, unë nuk mendoj kështu. Kjo është e para, por nuk është e fundit ”, – i tha Vuçiç portalit çek “Parlamentni listy”.

Ai deklaroi se falja e presidentit çek për bombardimet ishte një ‘lajm’ shërues për siç e quajti ai “plagën e kombit serb”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabic tha para disa ditësh se është e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që presidenti çek kërkoi falje për bombardimin e Serbisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ana bërnabiç bombardimet e nato-s milosh zeman aleksander vucic ana bërnabiç bombardimet e nato-s milosh zeman

Sondazh

Poll