Bota

Arrestimi i gazetarit opozitar, Macron kërkon pjesëmarrjen e opozitës bjelloruse në samitin e G7

25 Maj 2021, 14:18 Nga DOSJA
Arrestimi i gazetarit opozitar, Macron kërkon pjesëmarrjen e

FRANCË– Presidenti francez, Emmanuel Macron dëshiron të ftojë opozitën e Bjellorusisë në samitin e G7 që do të mbahet muajin tjetër në Cornwall, nëse vendi pritës Britania pajtohet, tha presidenca franceze të martën.

Vendet perëndimore janë të etur të tregojnë mbështetjen e tyre për kundërshtarët e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko pasi autoritetet në Minsk detyruan të ulin një aeroplan pasagjerësh të Dielën dhe arrestuan një gazetar disident në bord.

Presidenti është në favor të kësaj duke ftuar opozitën bjelloruse nëse britanikët bien dakord për të,”– tha një zyrtar francez.

Sipas mediave të huaja, i pyetur në lidhje me qëndrimin e Macron, një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson tha se ai nuk ishte në dijeni menjëherë për ndonjë propozim të tillë për të ftuar opozitën bjelloruse, duke shtuar se lista e ftesave është bërë tashmë.

Macron u bë udhëheqësi perëndimor i profilit më të lartë për t’u takuar me liderin e mërguar të opozitës të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhounskaya shtatorin e kaluar. Mbështetësit e saj thonë se ajo fitoi zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë gushtin e kaluar, një pretendim që Lukashenko e mohon.

Në një cicërimë të Martën, Tsikhanouskaya, e cila tani është e vendosur në Lituani, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian që kufizohet me Bjellorusinë, falënderoi Macron për thirrjen e tij për të ftuar opozitën Bjelloruse në samitin e G7.

G7 grupon Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Franca, Britania, Italia dhe Kanada. Britania mban presidencën e rradhës së G7 këtë vit dhe ka caktuar samitin për 11-13 qershor në qarkun jugperëndimor anglez të Cornwall.

Linjat ajrore po shmangnin hapësirën ajrore Bjelloruse të martën dhe aeroplanët e vendit përballen me një ndalim të mundshëm evropian pas uljes së detyruar të fluturimit Ryanair në Minsk të Dielën dhe arrestimin e gazetarit 26-vjeçar Roman Protasevich.

Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndërrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.

Lajmi kryesor/ Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, Protasevich zbriti me tre persona të tjerë nga avioni, njëri është grek dhe ka dy shtetësi, deklarata: Nuk më kanë keqtrajtuar (Shenjat e dhunës)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander lukashenko arrestohet roman protasevich boris johnson emmanuel macron sviatlana tsikhounskaya alexander lukashenko arrestohet roman protasevich boris johnson emmanuel macron sviatlana tsikhounskaya

Sondazh

Poll