Aktualitet

‘Nuk di asgjë për pistën e hetimit’/ Iu vendos tritol në banesë, Ilgner Vora: Nëse është sulm për shkak të postit,

24 Maj 2021, 10:59 Nga DOSJA
‘Nuk di asgjë për pistën e hetimit’/ Iu vendos tritol

SHIJAK– Ilgner Vora, kordinatori i Partisë Demokratike në Shijak, të cilit iu vendos mbrëmjen e djeshme tritol në banesë, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Ai është shprehur se nuk ka konflikte e njeri e se nuk e di nëse atentati iu bë për shkak të postit që ai mban. Vora tha më tej se ende nuk e di se në cilën pistë po heton policia.


Ilgner Vora: Parapraksht nuk mund të flas nëse është sulm për shkak të postit. Vëllai im është vetëm 16-vjec. Të zbardhet ngjarja. Nuk kam konflikte me njeri. Unë jetoj në Shjak. Kam tre vite që mbaj postin e kreut të grupit të seksionit të PD, në Shijak. Procedura deri tani është që çdokush nga familjarët të japë deklaratën në komisariatin e Shijakut. Siç e shikoni, ne jemi të shokuar nga ky rast për shumë mijë arsye, sepse nuk kemi pasur konflikt me askënd. Thjesht kemi një biznes tonin familiar dhe ushtroj, gjatë tre viteve (detyrën) si kryetar i grupseksionit të Shijakut. Ndoshta mund të jetë edhe kjo pista…

Ngjarja ndodhi një natë më parë. Persona të paidentifikuar, orës 22:00, në lagjen “Kodra”, kanë shpërthye një sasi lënde plasëse në shtëpinë e Vorës dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, pamje filmike të të cilës mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilgner vora shperthim ne shijak tritol ne shtepine e koordinatorit te pd ilgner vora shperthim ne shijak tritol ne shtepine e koordinatorit te pd

Sondazh

Poll