Aktualitet

Ardian Çapja kërkon zbutjen e masës së sigurisë, s’e bind GJKKO-në, Gjykata: Në burg deri në përfundim të hetimeve

24 Maj 2021, 10:43 Nga DOSJA
Ardian Çapja kërkon zbutjen e masës së sigurisë,

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar të lërë të lirë, Ardian Çapjan, duke vendosur masën “arrst me burg” deri në përfundim të hetimeve për dosjen e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit, ngjarje për të cilën është vënë ai në pranga. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme.

Vetë Çapja kërkoi lirimin nga qelia dhe zbutjen e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në vrasjen e dyfishtë, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Por , GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë, duke e lënë Çapjan në burg deri në përfundim të hetimeve.

Çapja u arrestua gjatë operacionit “Krasta 2021”, pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe nipi i tij, Florenc Çapja. 

Hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja arrestohet ardian capja vrasja e gentian dhe nezir beqirit ardian capja arrestohet ardian capja vrasja e gentian dhe nezir beqirit

Sondazh

Poll