Aktualitet

Sherr për motive pronësie në Fier, 55-vjeçari merr kallashin dhe shkon të vrasë fqinjin, ‘zihet në pritë’ nga polici

24 Maj 2021, 09:28 Nga DOSJA
Sherr për motive pronësie në Fier, 55-vjeçari merr

FIER– Një 55-vjeçar i identifikuar si Zija Rrapaj, është vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se 55-vjeçari ishte konfliktuar me fqinjin e tij, persoin me iniciale J.K. për motive pronësi.

Ai ka marrë kallashnikovin dhe është nisur për tek banesa e fqinjit, por policia i ka ‘zënë pritë’ pasi është njoftuar për konfliktin dhe ka parandaluar një krim të rëndë. Efektivët kanë sekuestruar dhe kallashnikovin.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke bërë shoqërimin në  Komisariat të dy palëve të përfshira në konflikt, shtetasin Z. Rr dhe J. K.

Gjithashtu, bazuar mbi informacionet e marra se shtetasi Z. Rr. kishte fshehur një armë zjarri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Z. Rr..

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 55 vjecari ne fier zija rrapaj arrestohet 55 vjecari ne fier zija rrapaj

Sondazh

Poll