Aktualitet

Tritol zyrtarit të PD-së në derën e shtëpisë! Publikohen pamjet kur autori ndez fitilin, Ilgner Vora: Nuk kam konflikte! P

24 Maj 2021, 08:34 Nga DOSJA
Tritol zyrtarit të PD-së në derën e shtëpisë!

SHIJAK– Ilgner Vora, zyrtar i Partisë Demokratike është personi të cilit një natë më parë ju vendos një sasi lënde plasëse në derën e banesës. Vetë Vora është marrë në pyetje dhe përballë grupit hetimor ka treguar se ai banon në atë shtëpi me gruan shtatzënë dhe djalin e tij 2 vjeç, por që godina nuk është në emrin e tij.

Ai ka thënë se në atë shtëpi banojnë 12 persona dhe se vetë nuk dyshon tek askush, pasi nuk ka konflikte. Të njëjtën gjë, Vora përsëriti edhe para mediave. Ai shtoi se nuk mund të fliste as për një sulm politik, pasi nuk ishte i sigurtë për këtë gjë.

Syri.net ka publikuar dhe momentin kur një person është afruar pranë shtëpisë së zyrtarit të Partisë Demokratike, dhe ka hedhur lëndën plasëse. Më pas ai largohet duke vrapuar për t’i shpëtuar shpërthimit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, por ende nuk dihet se kush është personi që shfaqet në pamje.

Nga ana tjetër burime jozyrtare kanë raportuar se një nga pistat ku po hetohet është një sherr që vetë Vora ka pasur me disa adoleshentë disa ditë më parë, por ende nuk dihen detaje rreth këtij konflikti. Ngjarja ndodhi një natë më parë rreth orës 22:00, në lagjen “Kodra” në Shijak. Shpërthimi la pas dëme materiale, por fatmirësisht asnjë të plagosur. Partia Demokratike ka reaguar pas këtij sulmi dhe ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të tij.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilgner vora shperthim ne shijak tritol ne shtepine e koordinatorit te pd ilgner vora shperthim ne shijak tritol ne shtepine e koordinatorit te pd

Sondazh

Poll