Aktualitet

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë dalin sërish në protestë dhe bllokojnë rrugën: Të pezullohen punimet në ujvarën e

24 Maj 2021, 09:43 Nga DOSJA
Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë dalin sërish

KUÇOVË– Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë ngritur sërish ne protestë ditën e sotme për mbrojtjen e burimit të Sinecit.

Që prej orëve të para të mëngjesit, ata kanë dalë në rrugën e fshatit dhe kanë bllokuar kalimin e mjeteve të firmës kontraktuese për fillimin e punimeve të ujësjellësit. Banorët kanë kërkuar nga Bashkia që të japë vendimin për pezullimin e punimeve në Ujvarën e Sinecit. Për shkak të temperaturës së lartë, tre nga protestuesit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Në fshatin Lumas kanë mbërritur edhe forca të shumta policie, të cilat u kanë kërkuar  banorëve të largohen në mënyrë që firma të fillojë punën. 

Banorët protestuan edhe pak ditë më parë për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa pranine e banorëve dhe punimet kanë filluar menjëherë . Ata shprehen se nuk lejojnë tu marrin ujin, pasi  ky është i vetmi burim që i mban në këte zonë. Gajtë protestës së kaluar pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë, si dhe u proceduan 6 persona. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bashkia, e cila deklaroi se burimi nuk është pronë e banorëve, por është publike.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste banoret e lumasit ne proteste

Sondazh

Poll