Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares në Rrëshen, xhaxhai bën deklaratën e fortë: Janë 8 PEDOFILË, autorët do ishin sot në varr! (

24 Maj 2021, 10:43 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares në Rrëshen, xhaxhai bën

RRËSHEN– Xhaxhai i 15-vjeçares që u përdhunua në Rrëshen ka deklaruar se gjithsej janë 8 pedofilë të përfshirë në abuzimin seksual ndaj të miturës.

Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, xhaxhai ka deklaruar se dyshohet se abuzuesit janë më shumë se 5 nga sa u pretendua më herët, hetime të cilat janë marrë në dorë nga prokuroria.

Ai i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen si dhe të çojë autorët para drejtësisë, madje lëshoi thirrje edhe ndaj ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.

Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. Ato tabulatet që janë sekuestruara nga prokuroria, i kam thënë oficerit, që tabulatat nuk preken dhe se do t’i hapë prokurorja. UI bëj thirrje prokurores që t’i shoh këto tabulate dhe njerëzit që janë futur në këtë grup, të merren të pandehur. I them shtetit; “shtetin tim e dua shumë, se i kemi falur 5 njerëzit. Se sot do ishin në varr”. Unë i kërkoj në mënyrë të veçantë ambasadores Yuri Kim që të ndjekë me përparësi këtë gjë, dhe gjykatave”, rrëfeu xhaxhai.

Si u zbulua abuzimi?

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nik Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup. Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë para disa ditësh në masën e sigurisë arrest me burg.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll