Aktualitet

I dënuar me gjashtë muaj burg, arrestohet 23-vjeçari nga Prishtina në Kukës, pranga dhe të riut që kishte mbushur çantë

24 Maj 2021, 09:39 Nga DOSJA
I dënuar me gjashtë muaj burg, arrestohet 23-vjeçari nga

KUKËS– Adonis Vitija dhe Vullnet Berila, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç, të dy banues në Prishtinë janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, sipas njoftimit të Policisë së Kukësit, mësohet se Vitija është kapur në Morinë, teksa kalonte kufirin me një mjet të llojit ‘Audi’, pasi gjatë kontrollit, ka rezultuar se ai ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërsa shoqëruesi i tij, Berila është arrestuar sepse në çantën që kishtem e vete iu gjet një sasi kanabisi. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë Kukës

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Njeri nga të arrestuarit i shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për mashtrim. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasve: A. V., 23 vjeç, dhe V. B., 22 vjeç, banues në Prishtinë. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi A. V. ka rezultuar person në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. V. dhe V. B. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adonis vitija arrestohen dy te rinjte nga prishtina policia e kukesit vullnet berila adonis vitija arrestohen dy te rinjte nga prishtina policia e kukesit vullnet berila

Sondazh

Poll