Gjthçka e copëtuar dhe e mbyluar në tym! Dalin fotot nga shtëpia e koordinatorit të PD-së që iu vu tritoli në derë, pis
24 Maj 2021, 09:50Nga DOSJA
SHIJAK– Dosja.al ju sjell foto nga banesa e Ilgner Vorës, në hyrjen e të cilës u vendos një sasi lënde plasëse një natë më parë. Siç shihet edhe në këto foto, hyrja e shtëpisë së koordinatorit të Partisë Demokratike në Shijak është ‘nxirë’ totalisht dhe ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e derës dhe të dritares.
Nga ana tjetër, një nga pistat ku po hetohet është një sherr që ka pasur Vora me disa adoleshentë pak ditë më parë. Vetë zyrtari i PD-së është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka ditur të thotë asnjë emër personi tek i cili dyshon.
Ngjarja ndodhi një natë më parë. Persona të paidentifikuar, orës 22:00, në lagjen “Kodra”, kanë shpërthye një sasi lënde plasëse në shtëpinë e Vorës dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, pamje filmike të të cilës mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe luhatje temperatuarsh për këtë javë. Drejtuesja e Zyrës Operacionale pra...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) ka shpallur ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor...
TIRANE– Shtëpia e vjedhur dje në zonën e Shallvareve në Tiranë rezulton se është banesa ku jeton një efektiv policie dhe familja e tij.Burime për Dosja.al bëjnë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell ngjarjet kryesore të portaleve në vend. Thuajse të gjitha mediat kanë në faqe të parë grabitjen e ndodhur gjatë natës në Le...
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e dy armëve të ftohta. Një vjedhje është zbuluar nga efektivët e rendit në ...