Dhunuan çiftin Doçi, identifikohet një nga autorët e grabitjes me maska e kallashnikov në Lezhë, shpallet në kërkim 23-v
24 Maj 2021, 09:56Nga DOSJA
LEZHË– Një 23-vjeçar me inicialet P.D., është shpallur në kërkim pasi rezulton të jetë një nga dy grabitësit që dhunuan dhe grabitën ciftin Gjergj dhe Vitore Doçi duke u vënë kallashnikovin në kokë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 23-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për kapjen e bashkëpuntorit të tij.
Njoftimi i policisë Lezhë. Zbardhet ngjarja e ndodhur në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh. Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të para të datës 24.05.2021, në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi P. D.,23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.
Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit P. D. dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
SHIJAK– Dosja.al ju sjell foto nga banesa e Ilgner Vorës, në hyrjen e të cilës u vendos një sasi lënde plasëse një natë më parë. Siç shihet edhe në këto ...
TIRANË– Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe luhatje temperatuarsh për këtë javë. Drejtuesja e Zyrës Operacionale pra...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) ka shpallur ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor...
TIRANE– Shtëpia e vjedhur dje në zonën e Shallvareve në Tiranë rezulton se është banesa ku jeton një efektiv policie dhe familja e tij.Burime për Dosja.al bëjnë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell ngjarjet kryesore të portaleve në vend. Thuajse të gjitha mediat kanë në faqe të parë grabitjen e ndodhur gjatë natës në Le...