Sport

Vlerësimi i Karim Benzema, një ngushëllim për trofeun e munguar…

23 Maj 2021, 16:20 Nga DOSJA

FRANCE – Karim Benzema nuk ia doli të fitonte titullin e dytë radhazi me Reali Madrid në La Liga. Por edhe pse ai e mbylli sezonin pa trofe me “los blancos”, sulmuesi francez në aspektin personal mund të ngushëllohet me një çmim special.

Revista franceze “Onza Mundial” e ka përzgjedhur bomberin e madrilenëve Karim Benzema, si futbollistin më të mirë në Europë për sezonin që sapo përfundon. 33-vjeçari i Realit e mbylli sezonin me  29 gola të realizuar në 44 ndeshje, ndërkohë që sulmuesi francez do të luajë edhe në “Euro 2020” me kombëtaren e tij.

Trajneri Didier Deschamps ka vendosur ta falë, “djalin plangprishës” duke i dhënë mundësinë sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, të rikthehet pas gjashtë viteve në mesin e kampionëve të botës. Besohet, se kjo është një ngushëllim, që vlen më tepër se një trofe me “los blancos”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “onza mundial” karim benzema reali madrid “onza mundial” karim benzema reali madrid

Sondazh

Poll