Sport

VIDEO/ E kërkon Bayern Munich, gjesti i Hakimit në ndeshjen ndaj Udineses gëzon tifozët e Interit

23 Maj 2021, 16:04 Nga DOSJA
VIDEO/ E kërkon Bayern Munich, gjesti i Hakimit në ndeshjen ndaj

ITALI-E nisur që më dy maj, kur fituan matematikisht trofeun kampion, festa e Interit kulmoi pasditen e sotme në “San Siro”, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Udineses, në përfundim të së cilës u bë edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut. Achraf Hakimi, futbollisti maroken ishte një nga vendimtarët për ecurinë e zikaltërve me paraqitjet në një sezon të gjatë e të lodhshëm.

Në përballjen ndaj skuadrës nga Friuli, mbrojtësi i krahut u zëvendësua në minutën e 51-të, ndërkohë që kamerat ishin të kujdeshshme të fiksonin çdo moment. Lojtari u drejtua dhe tregoi stemën e Interit, më pas drejtoi gishtin tregues sikur donte të thoshte. “Unë do të qëndroj këtu”.

Një gjest që vlen shumë në të ardhmen e klubit, pasi në javën e fundit Bayern Munich ishte një nga skuadrat më të interesuara dhe thuhej se oferta shkonte deri në 60 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hakimi inter hakimi inter

Sondazh

Poll